Çmimi i hidhur i triumfit, Kavani rrezikon Francën

Uruguai arriti një fitore të madhe kundër Portugalisë fundjavën e shkuar dhe të premten do të luajë një tjetër finale, kundër Francës në superformë.

Për t’ia dalë kundër Mbapesë me shokë duhet perfeksion, por në këtë moment Uruguai është në ankth për yllin e vet Edinson Kavani.

El Matador doli duke çaluar nga sfida ndaj Portugalisë dhe ka shqetësim në kampin uruguaian, sepse problemi muskulor në pulpë mund të jetë serioz.

Sot do të kryhen testet e plota mjekësore dhe nëse ka këputje muskuli, Botërori quhet i mbyllur për heroin e ndeshjes së fundit. Pa të në fushë, Uruguai humbet gjysmën e forcës sulmuese dhe një lider të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *