Çmimet e Serie A, shpallen fituesit e “Pankinës së Artë”

0

Në Koverçiano, qendrën stërvitore të kombëtares italiane, janë ndarë çmimet e trajnerëve më të mirë të sezonit të kaluar. Maks Alegri është shpallur trajneri fitues i “Pankinës së Artë” të Serie A për sezonin e kaluar. Trajneri i bardhezinjve të Juventusit ka marrë 17 vota, ndërsa pas tij renditen Mauricio Sarri i Çelsit (drejtoi Napolin sezonin e kaluar) dhe Simone Inzagi i Lacios, të dy me nga tetë vota.

Trajneri i bardhezinjve ka treguar emocionet e tij pas çmimit të marrë, duke u treguar modest dhe duke konfirmuar objektivat e tij kryesorë për këtë sezon.

I falënderoj të gjithë, por sidomos klubin dhe lojtarët, të cilët janë ata që zbresin në fushë dhe fitojnë ndeshjet. Për mua është gjithmonë kënaqësi të ndodhem këtu, jam i emocionuar si gjithmonë. Merita, e përsëris, i takon të gjithë atyre që punojnë me mua. Jam me shumë fat që kam një staf, që punon shumë mirë. Objektivi im është të fitojmë titullin e tetë rresht dhe pastaj këtë Champions të bekuar. Të shohim nëse do të kemi dhe pak fat në anën tonë”, komenton Alegri, ndërsa janë ndarë dhe çmimet për “Pankinën e Argjendtë”.

Fitues është shpallur Aurelio Andreacoli, i cili udhëhoqi Empolin drejt rikthimit në Serie A dhe u pushua nga puna, vetëm para pak ditësh. Andreacoli mblodhi 30 vota, duke lënë pas tij Roberto D’Aversën e Parmës dhe Filipo Inzagin e Bolonjës (sezonin e kaluar ishte trajner i Venecias).

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.