Çmimet e biletave, Kukësi nuk i afron tifozët kundër Vllaznisë

Kukësi do të ndeshet ndaj Vllaznisë për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Verilindorët kanë publikuar edhe çmimet e biletave për të parë më nga afër këtë takim.

Por klubi nuk zgjedh që të afrojë tifozët me çmime sa më të lira, por duke e tepruar paksa. Kështu, çmimi më i lirë është 5 mijë lekë të vjetra, megjithëse mund të ishin edhe paksa më të arsyeshme. Gjithsesi skuadra e cila drejtohet nga ana e Duros do të ketë një provë jo shumë të lehtë, pasi luan ndaj Vllaznisë së Jonuz që e kaloi edhe ngërcin psikologjik të shënimit të golave, duke shënuar 4 të tilla kundër Skënderbeut. /Sport Ekspres/