Çmenduritë e Maradonës, kur refuzonte makinën më të kërkuar në planet

Në vitin 1987 Maradona ishte padyshim lojtari më i mirë i momentit. Argjentinasi kishte fituar për herë të dytë Kupën e Botës në “Meksikë 86” dhe te Napoli po fitonte statusin e një heroi që do mbahej mend gjatë.

Diego asokohe 27-vjeç i bëri një kërkesë të veçantë presidentit të Napolit Korrado Ferlaino. Mëngjarashi i kërkoi t’i blinte një Ferrari “Testarossa”, që në atë vit ishte modeli më i ri prodhuar nga marka e famshme italiane dhe ndër blerësit e parë ishin Silvester Stalone dhe Majkëll Xhekson.

Ferliano ra dakord për t’ia blerë Maradonës makinën në këmbim të disa ndeshjeve miqësore ku ylli argjentinas nuk do përfitonte para derisa të shlynte koston e makinës. Për ta veçuar veturën e Maradons nga modelet e tjera, Ferliano shtoi 135 mijë dollarë për t’ia ndryshuar ngjyrën nga të kuqe në të zezë, duke e çuar koston totale të makinës në 600 mijë dollarë.

Por, Maradona ngeli shumë i zhgënjyer. Në një intervistë me medien argjentinase “Ole”, Ferlaino kujtoi se çfarë i tha Maradona pak minuta mbasi hipi në makinë: “Hipëm të dy në makinë dhe Diego filloi të kontrollonte çdo pjesë të makinës, derisa më pyeti ‘Hej si është puna, ku është kasetofoni?’ Unë i thashë është një makinë garash dhe nuk ka kasetofon ose ajër të kondicionuar, dhe ai mu përgjigj ‘Epo atëherë le ta marrin mbrapsht dhe ta fusin në b***’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *