Çmenduria Ronaldo! Futbolli si rrogë e dytë, ja sa përfiton nga Instagrami ylli portugez

Që futbolli është kthyer në marketing nuk do mend për sa kohë futbollistët kanë lidhur kontrata më kompai të ndryshme private. Neymar, Ibraimoviç, Salah, Messi apo edhe Ronaldo janë emrat që tërhiqen më shumë në këtë industri. Përfitimet arrijnë në shifra dhjetra millionë euro duke i bërë këta futbollistë të arkëtojnë shuma marramëndsa.

Së fundmi mediat europiane kanë zbardhur të ardhurat vjetore që Cristiano Ronaldo përfiton. Rroga e sulmuesit me skuadrën e Juventus është 30 milion euro. Por një shifër akoma më e madhe përfitohet nga ylli portugez nga fitimet e llogarisë së tij në Instagram. Kështu, plot 42 milion euro thuhet se kap Ronaldo nga publikimet e produkteve të ndryshme në rrjete sociale.

Një shumë që kapërcen ndjeshëm edhe rrogën e profesionit të tij si futbollist. Në këtë mënyrë futbolli shihet si një rrogë e dytë duke qenë se marketingu investon kaq shumë tek sulmuesi 33 vjeçar. Evazioni fishkal apo edhe taksat vjetore janë shkeljet më të shumta që futbollistët bëjnë duke qenë se nuk i deklarojnë në të gjitha rastet e burimit të të ardhura. Së fundmi Neymar, Messi por edhe Ronaldo kanë përfunduar në gjykata nga përfitimet e çmendura që ata kanë përçdo vit./ Sport Ekspres/