Çmenduria nga Vietnami, portieri hap portën

0

Një ndeshje e kampionatit vietnamez para pak ditësh, mes Ho Shi Min Siti FC dhe Long An, u kthye në farsë.

Me rezultatin 2-2, arbitri akordoi një 11-metërsh për vendasit në minutën e fundit të takimit dhe portieri mik Nguyen Minh Nhut në shenjë proteste i ktheu shpinën topit, në momentin e gjuajtjes.
Nuk mbaroi aty, sepse më pas Ho Shi Min Siti FC shënoi edhe dy gola, pasi portieri rrinte pasiv, ashtu si gjithë skuadra.

Reagimi i federatës vietnameze ishte shumë i ashpër: tre vjet pezullim për trajnerin dhe presidentin e Long An, dy vjet pezullim për portierin rebel dhe kapitenin e skuadrës!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here