Çmenduria/ Në Paraguai nuk i bëjnë dot për 1000 vite, shifra që dha Ronaldinjo për të dalë nga burgu

Një lajm i mirë vjen për legjendën e futbollit brazilian, Ronaldinjo, nga Paraguai atje ku gjendej i burgosur së bashku me vëllain për falsifikimin e dokumentave. Shteti ka përfituar një shifër shumë të majme për ta liruar dhe kaluar në arrest shtëpie figurën e njohur të sportit.

Por të burgosurit e tjerë dhe që kanë rënë brenda për të njëjtën arsye, as që mund ta përfytyrojnë për të pasur të njëjtin fat si Ronaldinjo për të dalë nga burgu. Kjo pasi u dhanë plot 1.6 milionë dollarë, që ndoshta në pamje të parë nuk mund të duket edhe një shifër çmendurie për këtë ikonë të futbollit.

Por këto 1.6 milionë dollarë korrenspodojnë me paranë që përdoret në Paraguai, në 10,454,377,983.59 guaraní. Ndërkohë që rroga e minimumit të jetesës në këtë shtet është rreth 2.000.000 guarani në muaj, ose e thënë ndryshe në rreth 350 dollarë. Pra, një marrëveshje “fitore-fitore” kjo mes palëve, ndërsa falë kësaj shume të marrë nga ana e Ronaldinjos, do të mbyllen jo pak “vrima”. /Sport Ekspres/