Çmenduria e tifozëve të Beshiktashit, pushtojnë Instagramin e Diego Kostës

0

Diego Kosta është ende në pritje të gjetjes së një ekipi të ri, duke qenë se Antonio Konte nuk e ka më në planet e tij.

Vetë Kosta nuk ka folur publikisht në lidhje me destinacionin e preferuar dhe flitet që është gati të qëndrojë pa futboll deri në janar, për t’u bashkuar me Atletikon e Madridit atëhere.

Megjithatë, ditët e fundit Diego Kosta është bërë pa dashje protagonist dhe mbret absolut i Instagramit.

Sulmuesi me origjinë braziliane postoi një foto me brazilianin Petros, një futbollist i transferuar së fundi nga Betisi te Sao Paulo.

Asgjë për t’u habitur, apo jo? Fundja, Diego Kosta poston shpesh në Instagram dhe rrallë i kalon 30 mijë komentet për foto.

Çmenduria ka ndodhur me foton me Petros: 2.8 milionë komente deri më sot!!! Rekord për vitin 2017, ndoshta rekord për shumë vite, sepse vjet rekordin e kishte këngëtarja Selena Gomez me 1.1 milionë komente, e vetmja që kaloi 1 milionët.

Çfarë ka ndodhur? E thjeshtë: tifozët e Beshiktashit kanë nisur një lojë, duke shkruar të gjithë EJA TE BESHIKTASHI! Efekti ortek bëri që nga dita në ditë mijëra tifozë të Beshiktashit të shkruanin të njëjtin mesazh dhe sot Diego Kosta është mbreti i Instagramit, pa dashje! A do të shkojë te Beshiktashi? Zor…

Com meu Parceiro @petrosaraujo ??!!

A post shared by Diego Costa (@diego.costa) on

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here