Çmenduria e PSG, prezanton portier nga kategoria e gjashtë italiane

0

PSG ka bërë dy blerje sot. Kampionët e Francës kanë investuar te dy futbollistë të rinj. I pari është portieri italian, Denis Franki. Vetëm 17-vjeç, portieri është një emër surprizë dhe i panjohur. Ai ka luajtur në kategorinë e gjashtë italiane (Promozione regionale).

Franki është rekomanduar nga skautët e PSG-së në Itali, por për opinionin e gjërë, është një emër i panjohur. Ndërsa afrimi i dytë, është Husain Touati, një emër disi më i njohur në Francë, pasi ka dalë nga akademia e Lionit. 17-vjeçari ka vendosur të transferohet në Paris, aty ku ka nënshkuar për dy sezone me PSG-në.

“Klubi i PSG është i lumtur të njoftojë arritjen e marrëveshjeve me Husain Touati, që ka nënshkruar për dy sezone, dhe Denis Franki, që ka nënshkruar për tre sezone me klubin tonë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.