Çmenduria e merkatos, Reali planifikon shkëmbimin e bujshëm

Reali i Madridit është futur në fazë rindërtimi dhe pas rikonfirmimit të Zidan në krye të pankinës, shumë emra pritet të largohen dhe disa të tjerë të vijnë. Emri më i përfolur është ai i Garet Bejl, me të ardhmen e yllit uellsian që mbetet shumë e paqartë.

Asnjë skuadër nuk ka ndërmend të paguajë 100 milionë euro për Bejl, prandaj Reali ka filluar të mendojë për një shkëmbim të bujshëm. “Los Blancos” duan medoemos shërbimet e Kristian Eriksen dhe janë gati t’i ofrojnë Totenhemit kartonin e Garet Bejl.

Eriksen nuk ka rinovuar ende me skuadrën e “Gjelave” të Londrës dhe largimi i tij duket i paevitueshëm. Bordi i Totenhemit është pro një rikthimi të Garet Bejl dhe ky shkëmbim me shumë gjasa do të ndodhë në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *