Çmenduria e merkatos, Reali ofron tre lojtarë për Pogban!

Pol Pogba është raportuar prej kohësh si një ndër objektivat kryesorë të Realit të Maridit, me mesfushorin francez që pëlqehet shumë nga trajneri Zinedin Zidan.

Pikërisht ky i fundit, duket se është ideatori i çmendurisë më të fundit nga “Los Blancos”. Sipas asaj që raportohet në media, drejtuesit madrilenë kanë bërë gati ofertën monstruoze për Mançesterin, ku do të ofrojnë tre lojtarë në këmbin të Pol Pogba.

Gareth Bejl është i pari që do të ofrohet, me uellsianin që nuk ka raporte të mira me trajnerin francez dhe largimi i tij do të ishte ideal për madrilenët, sidomos për arkat e klubit, pasi Bejl merr një pagë marramendëse.

Emri i dytë është Hames Rodrigez, me këtë të fundit që njësoj si Bejl nuk ka raporte të mira me Zidan dhe alternativa e vetme për të është largimi. Emri i tretë është portier Kejlor Navas. Kosta rikani ka qenë edhe më parë pranë Junajtid, ku kujtojmë para dy sezonesh marrëveshjen për shkëmbimin Navas-De Gea, por që në fund dështoi.

Pra thënë ndryshe, Reali e vlerëson Pogban thuajse 150 milionë euro dhe ofron Gareth Bejl, Hames Rodrigez dhe Kejlor Navas në këmbim të francezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *