Çmenduria e merkatos, Bufon përfundon në Championship!

Xhanluixhi Bufon u largua nga PSG vetëm pas një sezoni në Francë, me italianin që ka vendosur të ndryshojë ambient.

Edhe pse numëron plot 41 vite mbi supe, gardiani nuk kërkon të heqë dorë nga futbolli i luajtur dhe është në kërkim të ekipit të ri.

Emra si Porto, Atalanta apo edhe Parma u përfolën për shërbimet e italianit, ndërkohë që së fundmi, Gazzetta dello Sport raporton lajmin e bujshëm. Bufon duket se është shumë pranë kalimit në Angli, te Lids Junajtid, në Championship (liga e dytë angleze). Portieri do të gjente në Lids edhe të çmendurin Bielsa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *