Çmenduria e De Arrashkaetas, 20.100 kilometra për të fituar Kupën e Brazilit

Në futboll ka histori nga më të çuditshmet, por edhe nga më të bukurat. Shumë lojtarë e përdorin ndonjëherë distancën e madhe gjeografike si justifikim për të mos u grumbulluar me Kombëtaret, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndeshje miqësore.

I çmendur mund të quhet Xheorxhian De Arrashkaeta, i cili në 40 orë ka zhvilluar dy ndeshje. Nuk është aspak një shaka, pasi uruguaiani ishte bashkuar me Kombëtaren e tij për të zhvilluar një takim miqësor ndaj Japonisë. 45 minuta për të dhe më pas menjëherë pas ndeshjes drejt Brazilit. Luhej finalja e dytë e Kupës mes  Korinthias dhe Kruzeiros. Miqve u duhej patjetër një fitore dhe pikërisht 24-vjeçari u bë heroi i madh i ndeshjes.

Duke qenë se kishte bërë diku tek 20100 kilometra për të qenë ën Brazil, trajneri i dha vetëm 23 minuta. Në të 82-ën mesfushori arriti që të shënonte golin e fitores dhe të festonte Kupën. Një ngjarje e çmendur, pasi nuk do e bënte çdokush, por De Arrashkaeta po. Vërtetë një çmenduri e pabesueshme gati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online