Çmenduri totale, Legia kampione mes kaosit dhe Leh Poznan rrezikon kategorinë

Dje u luajt java e fundit në kampionatin polak dhe Legia kishte nevojë vetëm për një pikë në fushën e Leh Poznanit, për të fituar trofeun.

Leh Poznani ishte në garë vetë deri javën e shkuar, por në muajin maj është rrënuar dhe ka zbritur në vendin e tretë, duke luajtur pa ndonjë motivim dje.

Megjithatë, kur Legia kryesonte 2-0 pa u lodhur, tifozët ultras të Leh Poznanit nisën të hidhnin tymues në fushë. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, por nisën përleshjet, tifozët shkatërruan hekurat rrethues dhe lojtarët vrapuan drejt dhomave të zhveshjes.

Atmosferë lufte, që çoi te ndërprerja përfundimtare e takimit, ndërsa Legia fitoi 3-0 në tavolinë, vendim që nuk do të apelohet fare nga Leh Poznani.

Sjellja e huliganëve mund t’i kushtojë shumë rëndë Leh Poznanit, sepse përveç gjobës dhe mbylljes së stadiumit, pritet edhe një dënim shembull, që mund të shkojë deri te zbritja nga kategoria, apo heqja e pikëve që do ta çonin te përjashtimi nga Europa League për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *