Çmenduri, Slovan Bratislava braktiset nga serbët para Feronikelit

0

Dy lojtarët serbë dhe trajneri Vladimir Radenkoviç i Slovan Bratislavës nuk do të jenë të pranishëm në dy ndeshjet përballë Feronikelit, të vlefshme për kualifikueset e Europa League. Ky fakt është bër i kryer nga vetë klubi i Bratislavës, që në një komunkatë për shtyp, shkroi:

Komunikatë për shtyp

“Lojtarët Aleksandër Çavriç dhe Dejan Draziç, si dhe trajneri Vladimir Radenkoviç do të respektojnë vendimin e qeverisë së Serbisë dhe nuk do të jenë të pranishëm në dy ndeshjet kundër KF Feronikelit. Klubi SK Slovan respekton vendimin e trajnerit dhe të dy lojtarëve, kështu që Çavriç, Draziç dhe Radenkoviç nuk do të jenë të pranishëm në asnjërrën nga ndeshjet përballë Feronikelit.

Ju kërkojmë tifozëve ta respektojnë këtë fakt dhe të kuptojnë arsyet e vendimeve të lojtarëve dhe trajnerit të klubit. Për të gjithë ne, kjo situatë është e pakëndshme, por duhet ta respektojmë këtë fakt”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.