Çmenduri, rekordmeni i hedhjes së diskut stërvitet me tepsi!

0

Është 54 vjeç, është rekordmen i hedhjes së diskut dhe ende kampion Shqipërie. Bëhet fjalë për korçarin Dhimitri Jorgos, i cili është një rast unik për përkushtimin e tij ndaj sportit dhe aftësinë për të garuar edhe në moshën e tij.

Megjithatë, duket se kushtet e stërvitjes dhe ndihma e shtetit dhe klubit Skënderbeu edhe zero, duke mos krijuar as kushtet minimale për stërvitje.

Kjo ka detyruar sportistin e njohur që të stërvitet në kushte absurde, me një tepsi nga ato të vjetrat, të prodhuara dekada më parë.

Me një postim në Facebook, Jorgos tregon peripecitë e tij.

“Të dashur miq.
Sot ju përshtata “veglës” sime dhe e kisha të pamundur që përveçse tepsise t’i afrohesha. Ambienti dhe  kryesorja disku, që kur kam filluar kontratën me klubin nuk jam pajisur me asnjë lloj vegle. Jam munduar të bëj stërvitje me mjete rethanore dhe më në fund tepsia më mbeti.
Hajd për hajër më qoftë. Kjo video në pritje të diskut…sepse me 30 maj kemi kampionatin kombëtar dhe më duhet që për dy javë të harxhoj nga një tepsi 500 përditë.
Do t’ia fal klubit çdo ditë nga një tepsi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.