Çmenduri, presidentit të Peskarës i djegin makinat

0

Një vit më parë ishte hero, sepse riktheu Peskarën në Serinë A, por tani Daniele Sebastiani është bërë armik me një pjesë të tifozerisë në Peskara.

Fundjavën e shkuar Peskara e Ledian Memushajt u mund keqas 6-2 nga Lacio në shtëpi dhe tashmë është e rënë nga Seria A, por një gjë e tillë nuk kapërdihet nga ultrasit, që natën e shkuar u vunë zjarrin dy makinave të presidentit.

Rezultatet e dobëta në fushë ka kohë që kanë zemëruar tifozët, që edhe para Krishtlindjeve rrethuan lojtarët dhe i kërcënuan para darkës së përvitshme të Krishtlindjeve.

I dëshpëruar Sebastiani: “Nuk trembem nga ca rrugaçë që nuk kanë lidhje me këtë qytet. Duan që unë të shes klubin? Nuk ka ardhur ndonjë ofertë. Më vjen keq për familjen time dhe për tifozët e vërtetë të Peskarës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.