Çmenduri portugeze, Benfika nuk ngopet së shënuari ndaj Nacional

0

Benfika ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme pasditen e djeshme, teksa tashmë është vetëm një pikë pas Portos së vendit të parë, me garën për titull që është krejtësisht e hapur. “Shqiponjat” luanin ndaj Nacionalit në shtëpi dhe shifrat në fund të ndeshjes ishin në kufijtë e çmendurisë, teksa tabela elektronike tregonte rezultatin 10-0.


Gjigantët portugez u treguan të pamëshirshëm ndaj Nacionalit, duke shënuar plot 10 herë. Që nga viti i largët 1964 nuk ndodhte një gjë e tillë, teksa në atë kohë Benfika, turpëronte ekipin e Seiksal me të njëjtin rezultat, 10-0.

Plot tetë lojtarë gjetën rrugën e rrjetës, me Seferoviç dhe Xhonas, të cilët shënuan nga një dygolësh. Pici u shpall lojtari i ndeshjes, me një gol të shënuar dhe 3 asist. Ndërkohë, golin e gjetën edhe Grimaldo, Dias, Ferro, Zhoao Feliks e Rafa Silva.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg