Çmenduri për Ramsej, plani perfekt i klubi anglez

Aron Ramsej është në fund kontrate me Arsenalin dhe pas tij janë vënë disa klube. Milani dhe Juventusi në Itali thuhet se janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit uellsian. Por ka edhe propozime të tjera për të dhe Evertoni po përgatit një ofertë mjaft të mirë.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, veç ofertës së mirë në aspektin financiar për Ramsej, klubi liverpulas po mundohet të përfshijë në lojë edhe Arsenalin. Plani i tyre është që të fitojnë konkurrencën duke paguar shumën e 15 milionë eurove për kartonin e tij.

Sa i takon pagës, mesfushori 27-vjeçar pritet të përfitojë me kontratën e re mbi 150 mijë euro në javë. Sigurisht tek Evertoni do të kishte edhe një rol protagonisti, gjë që për shembull te Juventusi nuk i garantohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *