Çmenduri për çamçakëzin e Ferguson, ankandi kap shifrën e frikshme

0

Çamçakëzat e përtypur e më pas të hedhur në tokë janë diçka “e shpifur” në jetën urbane, por për fansat e Junajtid nuk është aspak kështu për çamçakëzin që më parë e ka konsumuar Sër Aleks Ferguson. Madje është shitur dhe ka kushtuar plot 390 mijë paund.

Ai ishte çamçakëzi i fundit i trajnerit legjendar në ndeshjet zyrtare me Mançester Junajtid. Një fans i Junajtid e pati marrë atë duke e ruajtur që nga viti 2013 dhe priti momentin për ta shfaqur si një relike të çmuar.

Ai e nxorri në e-Bay ku organizoi një ankand dhe e shiti për shifrën e çmendur. Paratë e fituara do t’i kalojnë fondacionit të klubit, që më pas do t’i përdorë për bamirësi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.