Çmenduri, një bluzë e UÇK-së largon Kaçen nga Qiproja

Ergys Kaçe udhëtoi pasditen e djeshme për në Nikozi, për të firmosur një kontratë huazimi 6-mujor nga PAOK te APOEL.

Në fund, nuk u bë asgjë dhe mesfushori shqiptar ka marrë avionin e kthimit për në Selanik.

Arsyeja? Një foto e vjetër e Kaçes, me një bluzë me stemën e UÇK-së, ka bërë që të reagojnë shumë ashpër ndaj APOEL-it dhe lojtarit tifozët më ekstremë të klubit qipriot. Me sa duket, edhe për ata qenka temë mjaft delikate dhe lidhja Qipro-Greqi-Serbi është tepër e fortë.

Trajneri Jorgos Donis e njeh mirë Kaçen, sepse e ka rritur vetë te PAOK, por tashmë 24-vjeçari del sërish në treg dhe ka vetëm pak orë kohë për të gjetur ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *