Çmenduri në Rumani, zhduket Steaua

0

E imagjinoni sikur Partizanit tonë t’i ndërrohet emri në FCPT, për shkak se emri Partizani i përket Ministrisë së Mbrojtjes?

Edhe mund të ndodhë, duke parë që e njëjta gjë sapo ka ndodhur në Rumani me Steauan.

Për ata që nuk e dinë, Steaua është klub legjendar, kampion Europe në vitin 1986, pra një ikonë e futbollit europian.

Prej vitesh pronë e famëkeqit Xhixhi Bekali, Steaua ka përfunduar gjykatave dhe tashmë shteti rumun ka urdhëruar: Steaua aktuale nuk duhet të quhet më e tillë, por FC FCSB, pasi emri Steaua është i ushtrisë rumune dhe është përdorur pa të drejtë nga Bekali.

Ky i fundit ka paralajmëruar vazhdimin e luftës ligjore, por Liga edhe në faqen e vet ia ka ndërruar emrin klubit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here