Çmenduri në NBA, Harden 230 milionë në 6 vite!

Ronaldo, Mesi, Ibra… Mendoni se paguhen mbi normalen, me 20-30 milionë euro në vit secili?

Skandaloze për një njeri normal, që me zor gjen paratë për pak ditë pushime në verë, asgjë e madhe krahasuar me basketbollin amerikan.

Atje LeBron Xhejms me shokë sigurojnë jetën e nipave me pak vite karrierë, ndërsa tani vjen edhe rekordi i gjithë kohërave.

Xhejms Harden, mjekra më e famshme e NBA-së, sapo ka rinovuar dhe e ka çuar kontratën me Hjuston Rokets deri në vitin 2023: në tital, 230 milionë dollarë!

Hjuston do tituj me çdo kusht dhe po ndërton një skuadër yjesh, me “lumë” parash: a do t’ia dalin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *