Çmenduri kineze, oferta për Borinin është e parefuzueshme

0

Fabio Borini është gjithnjë e më pranë largimit nga Milani, me destinacion Kinën. Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Shenzhen FC dhe shifrat e publikuara nga Sky Sport janë monstruoze.

Klubi kinez ka gjetur marrëveshjen me sulmuesin për një kontratë 3-vjeçare, me 5 milionë euro neto në sezon.

Ndërkaq, pritet OK nga Milani, që nuk është se ka dëshirë ta mbajë sulmuesin, por kërkon 10 milionë euro, 2.5 milionë me shumë nga sa i ofron Shenzhen.

Kampion Anglie te Chelsea një dekadë më parë, Borini këto vitet e fundit ka pasur rendiment të ulët, duke shënuar shumë pak, mes Sandërlendit e Milanit.

Në dy sezonet e shkuar shënoi mesatarisjt 1 gol çdo 800 minuta në kampionat, ndërsa këtë sezon nuk ka luajtur thuajse fare te Milani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.