Çmenduri juventine, Kilian Mbape vishet bardhezi?

0

Juventusi bëri një ndër goditjet më të mëdha verën e vitit të kaluar, teksa i habiti të gjithë kur nënshkroi me Kristiano Ronaldon, i cili la Real Madridin për të kaluar në Torino. Pavarësisht se duhet ende kohë që të mbyllet sezoni aktual, ekipet kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e verës së ardhshme.

Diçka të tillë po bën dhe Paratiçi, drejtori i “Zonjës së vjetër”. Objektivat duket se janë përcaktuar dhe sipas asaj që raporton “Tuttosport”, emri i parë në listën e bardhezinjve është një çmenduri me plot kuptimin e fjalës.

“Do bëj gjithçka për të nënshkruar me Kilian Mbape”, këto kanë qenë fjalët e Paratiçit sipas asaj që raporton “Tuttosport”. Me sa duket, pas transferimit të Ronaldos një vit më parë, duket se Juventus po përgatit një goditje akoma më të bujshme për merkaton e ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.