Çmenduri estoneze, një sezon prodhon gola sa dy kampionate shqiptare!

Flora Talin është shpallur kampione e Estonisë për të 11-tën herë në historinë e klubit, duke siguruar edhe pjesëmarrjen për në Champions League 2018-2019, teksa tashmë klubet pushojnë, pasi dimri është i ashpër në Estoni… Flora Talin, një emër i njohur për Kukësin, që pikërisht nga Estonia e largët dhe Talini nisi aventurën e jashtëzakonshme evropiane, që do ta çonte për të parën herë në play-off të Europa League, kur drejtohej nga Cungu. Por, këtu nuk jemi për të folur për atë arritje, po për një shifër të çmendur, sepse nëse emri i Meistriliiga duket i gjatë, mos  ngurroni të shihni golat e shënuar dhe pësuar…

“Magjia” e renditjes perfundimtare, sezoni 2017

Sezoni është mbyllur, por golat e shënuar në total janë 658! Po, po, 658 që, duke u krahasuar me sezonin e vjetëshëm të Superligës shqiptare, janë thuajse dyfish më shumë. Në Superligë, vjet u prodhuan 349 gola, ndërsa parvjet 394 gola, me praktikisht mbi 743 gola të realizuar në dy kampionate. Por, në Estoni, ajo që bie në sy është renditja: katër skuadrat e parë kanë 100 gola e sipër, ndërsa e fundit, Vaprus, mori “diplomën” si skuadra më e dobët në Europë, nga kampionatet profesioniste, me 146 gola të pësuar dhe 32 humbje…  Një çlirim për lojtarët e Vaprus, që më në fund do të bëjnë pak pushim, sidomos portieri, që plot 146 herë ka marrë topin nga rrjeta e portës së tij…

Parnu Vaprus, skuadra më e dobët në Europë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *