Çmenduri e Uolves, ofertë monstruoze për mesfushorin e Marsejës

Uolves është një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në Premier League. Të sapongjiturit nga Championship kanë bërë një sezon mbresëlënës, ndërsa edhe në “FA Cup” shkuan deri në gjysmëfinale.

Një klub mjaft i pasur, ku në merkaton e verës së vitit të shkuar ishin shumë aktiv. E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe këtë verë, ku milionat janë bërë gati. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, drejtuesit e Uolves kanë bërë gati ofertën monstruoze për Morgan Sanson.

Mesfuhsori, i cili aktivizohet për Marsejën ka befasuar jo pak me paraqitjet e tij fantasatike. Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e ekipit anglez kanë bërë gati plot 36.5 milionë sterlina për 24-vjeçarin. Një ofertë krejtësisht jashtë normales, duke parë që bëhet fjalë për një ekip “mesatar” në Angli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *