Çmenduri, afrikanët e Skënderbeut mbeten rrugëve

Xhejms Adeniji nuk udhëtoi dot për në Zvicër sepse nuk iu dha viza, por paska qenë me fat.

Shumë më keq po u shkon dy afrikanëve të tjerë, Bakari Nimaga e Benejam Demte. Dy nga lojtarët që luajtën kundër Jang Bojs nuk janë lejuar të futen në territorin e Kosovës, për parregullsi dokumentacioni sipas autoriteteve kosovare.

Një çmenduri e vërtetë, kur këta lojtarë kanë bredhur Europën që në verë e deri tani, duke luajtur në Europa League. Përveç kësaj, Skënderbeu udhëtoi drejt Zvicrës nga Prishtina dhe nuk lindi asnjë problem.

Situatë qesharake, që shkatërron planet e Skënderbeut para ndeshjes kundër Laçit, ndërkohë që duket një çmenduri edhe sjellja e autoriteteve në Kosovë, që fundja janë shqiptarë dhe duhet të kenë pak më shumë respekt për një klub dhe skuadër që ka bërë krenarë shqiptarët anembanë. As shteti ynë nuk ka lëvizur as majën e gishtit, si për Xhejmsin, dhe as për rastin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *