“Çmendet” Vllaznia, vjen edhe amerikani i katërt

0

Nuk kanë mjaftuar tre amerikanët e mëparshëm, Frilov, Xhekson e Palmer që mbërritën në merkaton e janarit, duke e çuar në 5 numrin e afrimeve, duke shtuar edhe Gjonajn dhe Hamatin, sepse prej ditës së martë Vllaznia ka zyrtarisht të vetin basketbollistin amerikan Kris Oliver.

Në këtë mënyrë, numri i amerikanëve kuqeblu shkon në katër dhe ai i përgjithshëm i merkatos në gjashtë. Natyrisht një shifër që në fillim të sezonit askush nuk e mendonte, por e gjitha kjo vjen si dhuratë për klubin Vllaznia dhe sportdashësit shkodranë nga ana e presidencës kuqeblu, Dibra-Muho, të cilët me qëllim mbajtjen e titullit kampion për herë të katërt radhazi në Shkodër nuk kursehen fare në këtë drejtim.

I gjatë 2 me dhe 4 cm, basketbollisti amerikan me banim në Çikago, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit kosovar “Ylli” i Suharekës është prezantuar përpara mediave të qytetit të Shkodrës mesditën e së martës nga ana e inspektorit të lojërave me dorë Astrit Zaganjori dhe më pas është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerëve Sarin dhe Gjeçaj, duke zhvilluar seancën e parë si kuqeblu.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image