“Çmendet” Roma, 36 milionë euro për një 21-vjeçar

Roma ka humbur shërbimet e disa prej lojtarëve të saj më të mirë, ku mund të veçohen portieri Alison dhe mesfushori Naingolan. Tifozët normalisht kanë qenë paksa të zhgënjyer dhe presin goditje e mëdha, pasi dhe arkëtimet nuk kanë qenë të vogla, aq më tepër që skuadra nga kryeqyteti i Italisë arriti deri në gjysmëfinalen e Championsit.

megjithatë, Roma po blen dhe sot ka arritur marrëveshjen me skuadrën franceze të Bordosë për sulmuesin brazilian Malkom Filipe Silva de Oliveira. 21-vjeçari ka spikatur edicionin e fundit, pasi realizoi 11 gola e dha shumë asiste në 35 ndeshjet që u aktivizua. Te Roma janë të bindur se lojtari në fjalë do të bëhet një lojtar i madh dhe kanë investuar fuqishëm, duke fituar garën me disa klube nëpër Europë.

Ky operacion ka qenë mjaft i kripur për kryeqytetasit, të cilët do të depozitojnë plot 36 milionë euro. 32 milionë euro Roma do ia paguajë në dorë skuadrës franceze, por dhe 4 milionë do të llogariten si bonuse. Një shifër e lartë për një lojtar i cili ende nuk ka garancinë se do të jetë një “yll” në të ardhmen, por që premton shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *