Çmendet Napoli, 10 mijë persona presin skuadrën pas fitores

Pyetja spontane është: çfarë do të ndodhë nëse Napoli del kampion? Skenat e para sot në agim pas kthimit të skuadrës nga Torino janë të pabesueshme, fishekzjarre në qytet, njerëz pa fund në shesh, të paktën 10.000 persona vërshuan drejt aeroportit të Kapodikinos për të pritur heronjtë e vet, aq sa edhe makinat ishin parkuar rresht anës rrugës, duke krijuar një pamje të habitshme.

Rreth orës 2.45 në mëngjes aeroplani që transportonte ekipin u ul në pistë dhe atmosfera u ndez, aq sa dukej sikur bëhej fjalë për stadium. Për një orë ishte e pamundur që lojtarët të largoheshin, duke u ndalur me tifozët e duke festuar e bërë fotografi. Heroi i mbëmjes natyrisht Kulibali, por edhe Sarri.

Pas orës 4 të mëngjesit u kthye qetësia, por nëse Napoli del kampion, do shohim skena që në Torino as në ëndërr nuk i shohin. Një botë më vete Napoli, një botë e çmendur, plot ngjyra, ku qetësia mungon dhe ku momente si këto vijnë shumë rrallë në jetë, ndaj festohen gjatë, ndoshta gjithë verën. Edhe për këtë arsye, duhet të bëjmë tifozllëk për këtë Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *