”Çmendet“ Mançini, dy talentet përfundojnë në tribunë!

0

Roberto Mançini ka publikuar listën e 23 lojtarëve, që do të jenë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Bonje Hercegovinës. Mungesa më e çuditshme është ajo e Moise Ken. Talenti i Juventusit është një nga më të mirët e momentit, por sonte nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushën e blertë të “shtëpisë” së vet.
Një vendim disi i çuditshëm ky nga ana e trajnerit Mançini. Edhe Zaniolo do e shohë këtë takim nga tribuna. Të dy talentet do të humbasin mundësinë për t’u përballur ndaj Pjaniç apo Xheko me shokë.

Ky vendim mendohet se vjen edhe për të ruajtur formën fizike të dy yjeve. Kampionati Evropian për grupmoshën U-21 fillon pas pak ditësh dhe kjo dyshe pritet ta udhëheqë drejt triumfit kombëtaren axurre.

Zaniolo me fanellen e Romes
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.