Çmenden Interi e Atletiko, 90 milionë euro për afrikanin!

0

Atletiko Madrid thuajse e ka siguruar blerjen e parë për këtë merkato, me Zhoao Feliks që do të shndërrohet në transferimin më të shtrenjtë të historisë së klubit.

Gjithsesi, “Los Colchoneros” duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, teksa kanë bërë gati 90 milionë euro për Nikolas Pepe. Sidoqoftë, Atletiko nuk është e vetme në garë, pasi sipas “French Football”, Interi gjithashtu ka gati 90 milionë euro për afrikanin.

Klubi i Lilës thuhet se është dakord me shifrën e 90 milionë eurove dhe misteri i vetëm është se kë do të zgjedh Pepe. Aktualisht, sulmuesi anësor është me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Afrikës dhe vendimi i tij sipas gjasave pritet të komunikohet pas përfundimit të turneut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.