Clippers likuidojnë Maveriks, Harden nuk mjafton për Rockets

Los Angeles Clippers kanë gjetur rrugën e fitores, teksa kanë mposhtur 125-121 Dallas Mavericks. Një ndeshje e nisur mirë, me dy periodat e para që u mbyllën me 11 pikë diferencë. Skuadra nga Teksasi u mundua ta përmbyste rezultat8in, por pa sukses. Italiani Danilo Gallinari vijon me paraqitjet e mira, teksa shënoi 32 pikë. Edhe shoku i tij i skuadrës, Louis Williams, ishte në një ditë “po” dhe realizoi 26 pikë. Për Mavericks nuk mjaftoi Luka Doncic me 32 pikët e tij.

Houston Rockets e nisi mirë kundër Miami Heat, por në fund u mund me shifrat 101-99. Perioda e parë u mbyll 21-33, ndërkohë që vendasit reaguan në të dytën (32-25) duke e ngushtuar diferencën. Në periodën e tretë (29-18) Miami Heat ishte më lart dhe përmbysi gjithçka. Paraqitja e mirë e James Harden (35 pikë, 12 asiste, 6 topa të rikuperuar) shkoi dëm.

Miami Heat-Houston Rockets 101-99
Los Angeles Clippers-Dallas Mavericks 125-121

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *