Cleveland i jep fund krizës, Irving dhuron “show”

0

Cleveland Cavaliers i kanë dhënë fund ecurisë prej gjashtë humbjes radhazi, duke mundur Atlanta Hawks me rezultatin 136 – 114. Xhorxh Hill dhe Collin Sexton regjistruan nga 17 pikë secili, ndërkohë për Hawks shkëlqeu Trae Young me 24 pikë

Toronto mundi Philadelphia 76ers me rezultatin 129 – 112. Kawhi Leonard regjistroi 21 pikë, ndërsa Paskal Siakam regjistroi 15 pikë dhe po aq rikuperime. Me këtë fitore Toronto mban ritmin e pesë fitoreve radhazi në Shtëpi.

Damian Lilllard dhe Jusuf Nurkic udhëhoqën Portland në fitoren 104 – 85 ndaj Houston. Mungesa e të dëmtuarit James Harden u ndje shumë te Rockets, të cilët kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre në këtë fillim sezoni.

Kyrie Irving u tregua i papërmbajtshëm në fitoren e Bostonit ndaj Detroit. Basketbollisti 26-vjeçar regjistroi 31 pikë (rekord personal për këtë sezon), ndërsa Marcus Morris, Jayson Tatum, Jaylen Brown dhe Al Horford shënuan mbi 10 pikë secili, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi Detroit Pistons.

Toni  Parker u tregua i magjishëm për Charlotte Hornets, teksa regjistroi 24 pikë dhe 11 asiste në fitoren me shifra 125 – 113 ndaj Miami Heat. Pas Parker, spikatën Malik Monk dhe Michael Kidd-Gilchrist që shënuan nga 20 dhe 14 pikë secili.

Sacramento nuk di të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Dave Joerger arriti fitoren e katërt radhazi, duke mundur me rezultatin 107 – 99 Orlandon. Buddy Hield ishte më i miri në parket me 25 pikë dhe 11 rikuperime.

Washington ka pësuar humbjen e katër radhazi, teksa ka humbur me rezultatin 107 – 95 ndaj Memfis. Mak Gasol dhe Mike Conley shënuan nga 19 pikë secili, ndërsa Shelvin Mack kontribuoi me 14 pikë secili.

Charlotte Hornets 125 – 113 Miami Heat

Cleveland Cavaliers 136 – 114 Atlanta Hawks

Orlando Magic 99 – 107 Sacramento Kings

Boston Celtics  108 – 105 Detroit Pistons

Houston Rockets 85 – 104 Potland Trail Blazers

Memphies Grizzlies 107 – 95 Washington Wizards  

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.