“Cirku” Hamburgu, ikën edhe trajneri më i dobët në histori

Hamburgu është kthyer në një cirk gjigant, ku ndodh gjithçka dhe nuk arrihet asnjë rezultat.

Tashmë klubi i famshëm gjerman është thuajse i sigurt për rënien në Bundesligën 2 dhe ka ardhur edhe shkarkimi i trajnerit Bernd Hollerbah, i cili e drejtoi skuadrën për vetëm 7 javë, në të cilat grumbulloi 3 pikë, një rekord, sepse me mesatarisht 0.43 pikë për ndeshje është trajneri më i dobët në historinë e Hamburgut në Bundesligë (para tij Mikael Ëning kishte rekordin, me 0.64 pikë për ndeshje).

Klubi verior, që nuk ka luajtur kurrë në Bundesligën 2, i ka komunikuar përmes telefonit vendimin e shkarkimit Hollerbahut, i cili është pasuar nga trajneri i ekipit U-21, Kristian Tic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *