Çinari tregon bisedën me të atin pas golit: Mirë mo babë shënove, po unë si të dal në Shkodër?

Eraldo Çinari ishte njeriu që vulosi fitoren në përballjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, që u mbyll në shifrat 1-3. Goli i fundit u shënua nga Asani faktikisht, por kur erdhi ai realizim, Vllaznia e kishte marrë goditjen dhe kishte dalë nga taktikat e saj në fushë.

Sa i përket Çinarit, nuk e festoi golin e tij, pasi vjen nga Shkodra. Së fundmi ka treguar edhe bisedën me të atin për “Ora Sport”: “E prita ndeshjen me mjaft emocione. Besoj se shkoi mirë në aspektin e ekipit tonë, por zemra rreh për Vllazninë, pavarësisht se luaj për Partizanin. Babai më tha: “Mirë mor babë, ti bane golin dhe unë u kënaqa, por nesër si me dal unë në Shkodër?”, ka mbyllur me humor Erald Çinari. /Sport Ekspres/