Çinari shkëlqen në debutimin me Istran, gol dhe asist në miqësore

I transferuar te spanjollët e Alavesh, por i huazuar te Istra në Kroaci, për të patur mundësi të luajë rregullisht dhe të fitojë eksperiencë. Erald Çinari e nisi në mënyrën më të mirë aventurën me ekipin e ri, duke qenë menjëherë titullar dhe protagonist.

Një gol dhe një asist në debutimin me Istran, në miqësoren ku skuadra fitoi 4-2 përballë Rudas. Kartëvizita më e mirë e prezantimit të 21-vjeçarit shkodran. Cilësia nuk i mungon dhe këtë Çinari e ka treguar gjatë aktivizimit te Vllaznia dhe në përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë.

Potencë, kualitet dhe gola. Istra tashmë ka gjetur një lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri, ndërsa Çinari ka shansin që me paraqitjet në elitën e futbollit kroat të bindë drejtuesit e Alavesh dhe të realizojë ëndrrën për të luajtur në Ligën Spanjolle, një prej kampionateve më te fort dhe më te bukur në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *