Çinari: Godita mirë, rastet janë për t’u humbur

Lojtari që shënoi golin e titullit të fituar pas 23 vitesh, Erald Çinari për pak sa nuk i ngriti edhe një herë në qiell tifozët e kuq. Megjithatë, ishte portieri kundërshtar që ja ndali ëndrrën.

Sulmuesi ka folur për mediet pas barazimit pa gola në “Selman Stermasi” ndaj Karabak për turin e parë eliminator në Champions League. Në lidhje me rastin shprehet se goditi mirë por portieri ishte në lartësinë duhur. Sot ka ndihmuar kudo dhe nëse do shënonte do ja dedikonte babait, që është sëmurë.

RASTI – “Të them të drejtën, bëra maksimumin, godita në kuadrat. Por portieri e priti topin, më vjen keq që nuk shkoi në rrjetë. Ishte meritë e portierit te rasti im, fati te rasti i Belicës. Ky është futbolli, rastet janë për t’u humbur”.

ROLI – “Sot kam luajtur në shumë pozicione, e rëndësishme për mua është të luaj, pastaj mundohem të jap maksimumin në çdo repart. E rëndësishme për mua është të jem në pritshmëritë e trajnerit. Sot nëse do të kisha shënuar, do t’ia kisha dedikuar babit që është sëmurë, edhe motrës që ka ditëlindjen sot”, u shpreh Çinari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *