Cikalleshi si tren, gola pa fund në Turqi!

0

Pa frena Sokol Cikalleshi, gjithnjë e më vendimtar për Akisarin, ku është kthyer në një pikë kyçe dhe duket sikur luan prej vitesh. Skuadra turke luajti sot kundër Gaziantepsporit dhe arriti fitoren e festës së madhe të mbijetesës, disa javë para fundit të sezonit.

Cikalleshi ka dhuruar spektakël sot, duke shënuar 3 gola, ose dy gola e gjysmë, sepse njëri iu konsiderua autogol kundërshtar! Më parë kishte shënuar një tregolësh para 3 vitesh me Kukësin, ndërsa e kishte bërë edhe në dhjetor 2015 me Bashakshehirin në kupë.

Në fund të pjesës së parë Cikalleshi është gjendur në momentin dhe vendin e duhur në zonë, duke shënuar pas një depërtimi të bukur dhe pasimi final nga Hurmaxhi, edhe pse topi i përplasur në traversë u fut në rrjetë nga një mbrojtës, ndaj goli i Cikalleshit u transformua në autogol pas ndeshjes.

1-0 Sokol Cikalleshi Goal Turkey Süper Lig… by MixxiTV1

Në minutën e 57-të shqiptari u tregua i shkathët në zonë, duke goditur me kokë mes rrëmujës.


Sokol Cikalleshi second Goal HD – Akhisar… by worldfoot
Tre minuta pas golit të dytë, sulmuesi ynë mori një pasim nga portugezi Vaz Te dhe vërshoi drejt zonës, para se të godiste fuqishëm, duke shënuar edhe golin e tretë. Pas golit të tretë, me fitoren të siguruar, Akisari nisi të zbavitej dhe erdhi edhe një gol nga Vaz Te, para se Cikalleshi të dilte mes ovacioneve të publikut, 14 minuta para mbylljes, me Akisarin që e teproi, duke shënuar edhe golin e pestë sërish me sulmuesin Vaz Te nga pika e bardhë, në minutën e 82-të, si dhe golin e gjashtë me Larson 3 minuta para mbylljes.

Sokol Cikalleshi GOAL HD Akhisar Belediyespor 3… by superligcepte

Dy javë më parë Cikalleshi javën e shkuar shënoi dhe dha një asist, javën e shkuar dha dy asiste.

Bëhen 6 gola për Cikalleshi, i cili ka bindur Akisarin se ka bërë një biznes të shkëlqyer në janar, kur e huazoi nga Bashakshehiri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image