Cikalleshi në festë, titullar në triumfin jetik në derbi

Sokol Cikalleshi është kthyer sërish në pikë referimi për Osmanlisporin, sepse javën e shkuar shënoi dhe sot ishte i vetëm në sulm, në derbin e Ankarasë mes Gençlerbirligit dhe Osmanlisporit.

Nuk është derbi me i egër i qytetit, por rëndësia e sfidës ishte e shumëfishtë, për shkak se të dyja skuadrat janë në vendet e fundit dhe luftojnë për mbijetesë.

Në fund triumfoi Osmanlispori me rezultatin 3-0, një fitore e madhe, që vlen sa një sezon, sepse skuadra e Cikalleshit ka dalë nga zona e ftohtë dhe mbijetesa është afruar ndjeshëm.

Mesfushori Regatin ishte heroi i takimit, me dy gola në minutat 26 e 74, ndërsa Cikalleshi nuk e gjeti golin, por bëri një punë të shkëlqyer në sulm, duke krijuar hapësira e duke vënë në siklet mbrojtjen vendase, derisa u zëvendësua në fund, kur ndeshja ishte vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *