Cikalleshi i pafat, dëmtim kundër Bashakshehirit

0

Sulmuesi i kombëtares sonë Sokol Cikalleshi është kthyer sot në Stamboll, për t’u ndeshur me ish-klubin e tij Istanbul Bashakshehir.

Një ndeshje e veçantë për Cikalleshin, edhe për faktin se është ende në pronësi të Bashakshehirit, por është i huazuar te Akhisari.

Sulmuesi kuqezi e nisi nga stoli, duke qenë titullar në kampionat, por u fut në minutën e 62-të, kur Bashakshehiri kryesonte 1-0.

Vetëm 9 minuta zgjati ndeshja e Cikalleshit, i cili në të 71-tën doli për një dëmtim, shkalla e të cilit do të mësohet më vonë.

Gjithsesi, Akhisari barazoi në minutën e 78-të me sulmuesin Vaz Te, duke marrë një rezultat shumë pozitiv para kthimit në Akhisar, ku do të tentojë kualifikimin për në gjysmëfinale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here