Cikalleshi, “floriri” i Akisarit

0

Nuk ka të ndalur Sokol Cikalleshi, gjithnjë e më i rëndësishëm për Akisarin. Skuadra turke ka arritur një fitore të madhe 2-0 sot në Stamboll, kundër Kasimpashas, duke siguruar mbijetesën para kohe, sepse ka 10 pikë avantazh nga zona e ftohtë.

Ndeshje e madhe e Sokol Cikalleshit, i cili javën e shkuar shënoi dhe dha një asist, ndërsa sot dha dy asiste.

Sërish titullar, tashmë i paprekshëm, sulmuesi i kombëtares sonë pasoi për Vaz Te në fillim të pjesës së dytë dhe portugezi nuk fali, ndërsa në minutën e 65-të ishte Adin ai që përfitoi nga pasimi final i Cikalleshit.

Me këtë ritëm, Cikalleshi ka bindur Akisarin se në janar ka bërë lëvizjen perfekte në sulm, ndërsa në verë duket se Bashakshehiri do të mendohet mirë para se të vendosë për të ardhmen e shqiptarit.

Ricardo Vaz Te Goal HD – Kasimpasa 0-1 Akhisar… by emmapollard

Olcan Adin Goal HD – Kasimpasa 0-2 Akhisar… by claytonashurst

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.