Chiellini operohet me sukses, por humb thuajse gjithë kampionatin me Juventusin

Chiellini është operuar me sukses pas dëmtimit që ka kaluar së fundmi. Ky është lajmi i mirë që vjen nga Italia, ndërsa raportohet nga vetë faqa zyrtare e klubit. Operimi është kryer në Austri dhe më saktësisht në Inssburck.

Sa i përket kohës së rikuperimit, konfirmohet frika më e madhe e bardhezinjëve. Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës vetëm pas 6 muajsh. Pra humbet pjesë më e madhe e kampionatit, pasi bëhet fjalë për muajin mars dhe atje do të duhen sërish disa kohë për të gjetur formën më të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *