Chelsea përfshin edhe Armando Brojën: Kush është goli më i bukur për muajin janar?

Armando Broja është një talent shumë premtues për të ardhmen dhe me golat e tij i ka siguruar vetes një ftesë në çdo grupmoshë të Chelsea-t si dhe të Shpresave të Shqipërisë. Sulmuei shqiptar ka bërë paraqitje mjaft të mira me blutë e Londrës, ndërsa njihet për nuhatjen emirë të golit. Madje, mediat angleze e kanë sugjeruar emrin e sulmuesit shqiptar edhe për Lampard në ekipin e parë, duke ditur edhe faktin se ky i fundit ka afruar shumë të rinj në ekip.

Ndërkohë, klubi i njohur anglez ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Twitter” një video me 5 golat më të bukur të muajit janar për Chelsean, ndërsa fton tifozët të zgjedhin të preferuarin e tyre. Në të paraqiten realizime nga të gjitha ekipet e londinezëve, duke nisur nga skuadra A, te moshat dhe madje edhe deri te ekipi i femrave, teksa nuk mungon edhe Armando Broja. Një prej golave të tij të shumtë të realizuar me ekipet zinxhirë të Chelsea-t ia ka dalë të përfshihet në top 5 më të bukurit e muajit për blutë e Londrës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *