Championship: Dramatike, penalltitë çojnë Aston Vilën në Wembley

0

Është luajtur sot gjysmëfinalja e kthimit mes Uest Bromit dhe Aston Vilës, një derbi i jashtëzakonshëm që do të përcaktonte finalistin e parë play-off për një vend në Premier League.

Është një ndër finalet më të mëdha në histori, pasi bëhet fjalë për një fitim kolosal, më të madh se fitimi i Champions League, përtej lavdisë, ndaj ishte një gjysmëfinale shumë e tendosur.

Vila kishte fituar 1-0 në vajtje, por Krejg Doson shënoi në minutën e 29-të dhe barazoi llogaritë.

Më pas dominim në rritje i Aston Vilës, që në pjesën e dytë bëri gjithçka për fitore. Edhe në shtesa asnjë gol, por vetëm Aston Vila ishte në fushë, ndaj nga pika e bardhë u vendos drejtësia, Vila fitoi 4-3 dhe është në finalen e madhe në Wembley, ndërsa pret fituesin e Lids-Derbi Kaunti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.