Champions në horizont, San Siro plot për Interin

Më në fund Interi është kthyer në Champions League dhe tifozët zikaltër kanë rigjetur entuziazmin e kohërave të arta. Më 18 shkurt skuadra e drejtuar nga Spaleti do të presë në San Siro Totenhemin dhe stadiumi pritet të mbushet si rrallë këto vitet e fundit.

Dje nisi shitja e biletave për sektorët ku nuk ka abonim dhe shifrat janë shumë domethënëse, sepse që tani është kaluar kuota e 60 mijë biletave të shitura, ndërsa synohet kalimi i shifrës 70 mijë.

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga ndeshja në San Siro, në biletarinë e faqes zyrtare të Interit me zor gjen bileta në shumicën e sektorëve të stadiumit.

Falë mini-abonimeve, edhe ndeshjet kundër Barcelonës (6 nëntor) dhe kundër PSV-së (11 dhjetor) do të kenë një publik super.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *