Champions me beteja zjarri, çfarë na ka rezervuar shorti!

0

Sapo ka nisur shorti i çerekfinaleve të Champions Ligës në Nion të Zvicrës. Tetë ekipe kanë mbetur në lojë për fitimin e trofeut të madh. Liverpuli, Ajaksi, Juventusi, Barcelona, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Totenhemi dhe Porto do të luftojnë për dy vende në finalen e 1 qershorit, që do të zhvillohet në “Wanda Metropolitana” të Madridit.

Short pozitiv për Juventusin dhe Liverpulin, dy ndër favoritët kryesorë për fitmin e trofeut. Bardhezinjtë e Alegrit do të përballen me Ajaksin. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Holandë. Nëse kualifikohet, Juventusi do të ndeshjet në gjysmëfinale me Totenhemin ose Sitin.

Short shumë i mirë edhe për Liverpulin e Klopit. Finalistët e vjetshëm do të luftojnë kundër Portos për një vend në gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Anfield”, ndërsa ajo e kthimit në Portugali. Kush kualifikohet më tej do të luajë kundër fituesit të çiftit Barcelona-Mançester Junajtid.

Stadiumi ku do të zhvillojhet finalja e madhe

Përballje e fortë angleze midis Totenhemit dhe Mançester Sitit. “Qytetarët” janë të lumtur që do të luajnë ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre, ndërsa djemtë e Poçetinos ëndërrojnë finalen e madhe.

Duel i bukur dhe ai midis Barcelonës dhe Mançester Junajtid. Ekipi i Leo Mesit mbetet favorit për të kaluar, por “Djajtë e Kuq” kanë treguar se me Solskjaer në stol mund të dhurojnë surpriza pafund.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me datë 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimeve do të luhen pas 1 jave, konkretisht me 16 dhe 17 prill.

 ÇEREKFINALET

1- AJAKS-JUVENTUS
2- LIVERPUL-PORTO
3- TOTENHEM-MANÇESTER SITI
4- MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA

GJYSMËFINALET

(TOTENHEM-MANÇESTER SITI) – (AJAKS-JUVENTUS)
(MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA) – (LIVERPUL-PORTO)

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.