Champions | Luhet finale në Ukrainë, Bajerni për vendin e parë në Holandë

0

Sot do të luhen dhe ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Uefa Champions League. Pjesa më e madhe e grupeve i kanë mbyllur llogaritë, pasi janë përcaktuar jo vetëm skuadrat që do të kalojnë në raundin tjetër, por edhe një pjesë pre ekipeve që do të zhvendosen në Europa League.

Skuadrat e grupit G do të zbresin të parat në fushë. Luhet vetëm për vendin e tretë, që do të diskutohet mes Pëlzenit dhe CSKA-së së Moskës. Skuadra çeke do të presë në shtëpi Romën, e cila e ka siguruar kualifikimin, ndërsa rusët do të udhëtojnë drejt Madridit. Mision i vështirë për të dyja, por shanset e Pëlzenit janë më të mëdha për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të vijuar rrugën në Champions.

Në grupin E do të luhet vetëm për vendin e parë, me Bajernin që do të shkojë në Holandë për të sfiduar Ajaksin. Një barazim do u mjaftonte për të ruajtur vendin e parë në grup. Vetëm vlerë statistikore ka ndeshja tjetër mes Benfikës dhe AEK-ut të Athinës, pasi grekët nuk kanë asnjë shans që të arrijnë vendin e tretë.

Grupi F është ai më interesanti, për faktin se vendi i dytë dhe vendi i tretë do të ndahet nga një “finale” në Ukrainë, me Shakhtarin që do të presë Lionin. Francezët kanë 7 pikë dhe me një barazim do të vijonin rrugëtimin e dytë në Champions, ndërsa në anën tjetër u duhet me patjetër fitorja vendasve. Siti luan pa presion me Hofenhajmin, me gjermanët të cilët do kërkojnë fitoren dhe të shpresojnë që ndeshja tjetër e grupit të dalë në barazim e të arrijnë vendin e tretë. Një skenar shumë i vështirë për t’u parë.

Juventusi luan vetëm për Medine  parë në grupin H, teksa mund t’i mjaftojë dhe një barazim në Zvicër ndaj Jang Bojsit, për të lënë pas vetes Mançester Junajtin. Anglezët sfidojnë Valencian në Spanjë, me këta të fundit që e kanë blinduar vendin e tretë.

 

18:55 | Pëlzen – Roma

18:55 | Real Madrid – CSKA Moskë

21:00 | Ajaks – Bayern Mynih

21:00 | Benfika – AEK Athinë

21:00 | Mançester Siti – Hofenheim

21:00 | Shakhtar Donetsk – Lion

21:00 | Valencia – Mançester Juanjtid

21:00 | Jang Bojs – Juventus

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg