Champions League | Përballje “zjarri” në Gjermani e Spanjë

Sot do të luhen dhe tetë ndeshje të tjera të Champions League. Është radha e skuadrave të grupeve A, B, C dhe D që të luajnë takimet e tyre të treta. Ndeshje tejet interesante do të zhvillohen sot në mbrëmje, ku pa diskutim vëmendja më e madhe do të jetë në Gjermani e Spanjë.

Në Grupin A, Dortmundi dhe Atletiko Madrid do të diskutojnë mes tyre vendin e parë sot . Gjermanët janë mjaft në formë, teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë shënuar e pakta nga 4 gola për ndeshje, por në anën tjetër është ekipi i Simenoes, që nuk njeh humbje në 8 sfida radhazi në të gjitha garat. Një përballje e vërtetë “titanësh”. Klub Bryzh pret Monakon në sfidën tjetër të këtij grupi. Francezët i kanë besuar stolin një legjende si Tieri Henri, por mbete për t’u parë nëse do ta bëjë kthesën në Belgjikë.

Një ndeshje spektakolare pritet që të jetë dhe ajo mes Barcelonës dhe Interit, që do të diskutojnë për vendin e parë në grupin B. Katalanasit luajnë pa Leo Mesin e dëmtuar, ndërsa Ikardi duket në formë, aq më tepër pasi i dha pikët e plota ekipit të tij në derbin me Milani pak ditë më parë. Totenhemi në anën tjetër do kthesën në Holandë ndaj PSV-së, që në kampionat është një makineri golash, megjithatë në arenën ndërkombëtare vuan jo pak.

Në grupin C, PSG pret Napolin e Elseid Hysajt. Francezët e duan me çdo kusht Champions-in, por eksperienca është armiku i tyre më i madh. Napoli nuk duhet nënvlerësuar, pasi mundi Liverpulin në Itali pak javë më parë. Skuadra e Klop nuk pritet ta ketë të vështirë me serbët e Cervena Zvezdës në shtëpi, por gjithsesi, “The Reds” nuk kanë shkëlqyer në ndeshjet e fundit.

Edhe në grupin D, ndonëse mundojnë skuadrat “big” rivaliteti është shumë i madh, pasi skuadrat kanë shumë pak diferenca mes tyre. Gallatasarai i pamposhtur në shtëpi prek Shalken sot, ndërsa Porto udhëton në Moskë, për t’u ndeshur me Lokomotivën.

 

Grupi A
18:55 | Klub Bryzh– Monako
21:00 | Dortmund – Atletiko Madrid

Grupi B
18:55 | PSV – Totenhem
21:00 | Barcelona – Inter

Grupi C
21:00 | Liverpul – Crvena Zvezda
21:00 | PSG – Napoli

Grupi D
21:00 | Gallatasarai – Shalke 04
21:00 | Lokomotiva Moskës – Porto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *